Lajme

Smakiqi: Serbia nuk po ndalet së arrestuari shqiptarët që po kthehen nga Evropa për festat e Nëntorit në Kosovë

Shteti i Serbisë nuk po ndalet së arrestuari pa arsyetim shqiptarët që po kthehen nga Evropa për festat e Nëntorit në Kosovë.

Kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook avokati Xhevdet Smakiqi, njëherësh në cilësinë e avokatit të Familjes Bytyqi nga Fushë-Kosova.

Në cilësinë e avokatit të Familjes Bytyqi jam autorizuar nga Familja Bytyqi nga Fushë-Kosova të njoftoi edhe institucionet e Kosovës MPJD-në, por edhe publikun se dje më 26 Nëntor 2023 rreth orës 11:40h Policia Serbe e ka arrestuar në kufirin Kroaci Serbi Kushtrim Liman Bytyqin nga Fushë-Kosova deri sa po kthehej nga Gjermania për festat e Nëntorit tek familja e tij”, ka shkrua ndër të tjera Smakiqi.

/Shqip.com