Lajme

Smakaj: Shërbimet sekrete serbe kishin tentuar të bënin atentat ndaj Hashim Thaçit në 2014

Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj
Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj ka bërë të ditur se Shërbimet sekrete serbe në vitin 2014 kishte tentuar vrasjen e Hashim Thaçit.

Këto veprime u tentuan të bëheshin të gjatë një ndeshje të Kombëtares së Kosovës në Futboll.

Foto nga ndeshja e parë e Kosovës

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë bërë punë të vazhdueshme në parandalimin e aksioneve të shërbimeve sekrete serb.

Këtë deklaratë Smakaj e ka bërë në një nga mediumet e vendit.

“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, ka thnë Smkaj në T7.

Për këtë atentat sipas Smakaj, autoritetet serbe kishin punësuar edhe një snajperist.

“Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Kryeministrit. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë” ka thënë Smakaj.

Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai, ku edhe ishte arrestuar ai,ka treguar Smakaj./Shqip.com