Lajme

Smajl Latifi ia merr foltoren me “zor” kryetarit të kuvendit të Rahovecit

Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Letifi, gjatë mbledhjes së sotme të kuvendit komunal ka ndërhyrë gjatë fjalimit të kryetarit të kuvendit të kësaj komune, Defrim Kafexhiu.

Latifi ka arritur që të marrë me “zor” foltoren e Kafexhiu, dhe ky veprim i kryetarit të Rahovecit ka ardhur ku pika e gjashtë në rend dite ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozimi vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2021 në vitin 2022.

Në këtë pikë u paraqiten mospajtime mes pozitës e opozitës, teksa në fund kuvendi me shumicë të votave votoi pro shtyrjes së kësaj pike për në mbledhjen e radhës./Shqip.com