Sport Shqiptar

Sllovenia mposhtë Kosovën me përmbysje

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll ka pësuar humbje nga kombëtarja e Sllovenisë me rezultat 24:29 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kosova pas pjesë së parë po udhëhiqte me rezultat 12:9 por që në fund pësoi humbje.

Ndeshja i takoi grupit 7 kualifikues për Kampionatin Evropian.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara Kosova gjendet në pozitën e tretë me 0 pikë të grumbulluara ndërsa pozitën e parë dhe të dytë e ndajnë Mali i Zi dhe Sllovenia me 4 pikë të grumbulluara.

/Shqip.com