Kulturë Kino

Sllogani i ri i “PriFest” i dedikohet producentes së ndjerë, Vjosa Berishës

Producentja dhe regjisorja Vjosa Berisha

Edicioni i sivjetmë i “Prishtina International Film Festival” do t’i kushtohet producentes së ndjerë Vjosa Berishës.

“For her” – “Për të”, është sllogani që PriFest ka vendosur të ja kushtoj vetë themelueses së festivalit.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e festivalit në Facebook.

“Prishtina International Film Festival publikon slloganin e ri të edicionit 14: FOR HER (PËR TË) duke dediikuar edicionin e ri të festivalit në kujtim dhe nderim të drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit festivali ka ndryshuar edhe moton e përgjithshme e festivalit që ishte që nga edicioni i dytë, nga Friendship Forever PriFest, në: Vjosa. Forever. PriFest.

Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator në Prishtinë.

Drejtoresha e këtij festivali, Vjosa Berisha, ka vdekur më 23 qershor të këtij viti.