Sport Shqiptar

Slavia Prague gjunjëzon Ballkanin

Kampioni i Kosovës, Ballkani nuk ka arritur t’i bëjë ballë Slavia Prague, duke pësuar humbje në ndeshjen e dytë të Conference League.

Në 45 minutat e para u shënuan të gjitha golat– me skuadrën vendase që triumfoi me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Kampionët e Kosovës e morën epërsinë në minutën e 23-të, me golin e Ermal Krasniqit, por vetëm tre minuta më vonë një autogol i Frashërit bëri që shifrat të barazoheshin 1:1.

Barazimi nuk zgjati shumë, pasi që ishte Korenica që ia riktheu menjëherë epërsinë skuadrës nga Suhareka.

Me dy gola të tjerë, Slavia Prague arriti që para përfundimit të pjesës së parë të marrë epërsinë.

Fillimisht ishte Olayinka, dhe në minutën e 41 shënoi Masopust për rezultatin përfundimtar të pjesës së dytë 3:2.

Rikthimi në lojë për Ballkanin u bë edhe më e vështirë, pasi Astrit Thaqi mori karton të kuq në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë dominuan vendasit si me posedim ashtu edhe me raste, por nuk arritën t’i shfrytëzonin ato.

Ballkani është në grupin G, së bashku me Slavia Prague, Cluj dhe Sivasspor.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Sivasspor mundi 1:0 Clujn.

Slavia Prague dhe Sivasspor kryesojnë tabelën me nga katër pikë, kurse Ballkani e Cluj janë në dy vendet e fundit me nga një pikë./Shqip.com