Sport Ndërkombëtar

Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin nga faza e grupeve

Me katër xhiro të zhvilluara – pesë skuadra tashmë kanë siguruar kualifikim në raundin tjetër.

Napoli, Club Brugge, Bayern, Real Madrid e Manchester City tashmë janë kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Napoli është një nga dy skuadrat e vetme që kanë fituar pikë maksimale deri më tani.

Katër fitore në katër ndeshje e shohin skuadrën e Amir Rrahmanit në krye me 12 pikë, me 17 gola të shënuar e vetëm katër të pësuar.

E nga grupi A Liverpoolit do t’i mjaftoj një pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin.

Club Brugge ka qenë befasia e këtij stinori dhe me barazimin ndaj Atleticos vulosi pjesëmarrjen në raundin e radhës.

Derisa, për vendin e dytë do të luftojnë Atletico e Porto.

Bayerni tashmë e ka fituar grupin e vdekjes me pikë maksimale deri më tani, duke e lënë Interin e Barcelonën në një luftë për vendin e dytë.

Barcelona tashmë është me një këmbë në Europa League, pas barazimit kundër Interit 3:3.

Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e fundit që kanë vazhduar tutje.

Të dyja skuadrat kanë nga 10 pikë dhe tashmë presin vetëm kundërshtarët.

/Shqip.com