Skuadra spanjolle e interesuar për transferimin e Shkodran Mustafit

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është duke u kërkuar nga klubi spanjoll, Levante, shkruan Shqip.com.
Sipas “Mundo Deportivo”, Levante dëshiron të përforcohet në mbrojtje, pasi lëndimi i Postigos po rrit nevojën edhe më shumë për një transferim.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit spanjoll kanë filluar bisedimet me agjentët e mbrojtësit disa javë më parë.
Interesimi më i madh për Mustafin vjen nga Italia, pasi Genoa po përpiqet të nënshkruaj me 29-vjeçarin.
Gjithashtu, ai po kërkohet edhe nga skuadra turke si: Konyaspor, Antalyaspor dhe Trabzonspor të cilat ofrojnë pagë të lartë për lojtarin.
Mustafi së fundmi ishte pjesë e Schalkes, e cila ra nga Bundesliga gjatë edicionit të kaluar, duke e mbyllur sezonin në pozitën e fundit në tabelë.
Sidoqoftë, nëse lojtari transferohet te Levante, ai do të rikthehej në LaLiga pasi në të kaluarën ka luajtur për Valencian./Shqip.com