Sport Ndërkombëtar

Skuadra që u dëmtua dhe ajo që u ndihmua më së shumti nga VAR

Sistemi VAR po bën vite në futboll, megjithatë janë të shumta polemikat se kur duhet të ndërhyjë dhe si interpretohet. Ndërkohë, në Angli duket se ka ndikuar jo pak në ndeshjet e këtij sezoni dhe shumë skuadra janë ndihmuar nga sistemi VAR e shumë të tjera janë ndëshkuar.

Kështu, Manchester City që e mbylli sezonin me 89 pikë, pa sistemin VAR duhej të kishte 93. “Qytetarët” kanë humbur 4 pikë nga sistemi VAR dhe së bashku me Brightonin e De Zerbit, janë skuadrat që janë ndëshkuar më shumë, të dyja me nga 4 pikë.

Të vetmet skuadra që nuk janë dëmtuar dhe as ndihmuar nga sistemi VAR, janë Chelsea, Everton e Manchester United ndërkohë që pikët maksimale ka arritur Brentford me 6 pikë teksa nga 5 kanë Fulham dhe Liverpool.

PIKËT E VAR-it

/Shqip.com