Sport Shqiptar

Skuadra kampione në garë për Zhegrovën

Pas katër sezoneve fantastike me Napolin, Hirving Lozano duket se do të largohet në fundin e këtij sezoni, edhe pse fitoi titullin kampion.

Sipas raportimeve të medias italiane, klubi duket se e pret një largim të meksikanit dhe tashmë ka nisur punën për gjetjen e zëvendësuesit të tij, teksa një objektiv është anësori nga Kosova, Edon Zhegrova, aktualisht anëtar i Lille.

24-vjeçari ka bindur në sezonin e tij të dytë te Lille, teksa në 21 përballjet e Ligue 1 ka shënuar tri gola e ka dhuruar katër asistime për shokët e tij.

De Laurentiis e pëlqen edhe për faktin se vlera e kartonit të tij është 10 milionë euro, ndërkohë që ka marrëdhënie të mira me Lille, klub nga ku mori dhe Osimhen.

/Shqip.com