Sport Shqiptar

Skuadra e njohur futet në garë për Mirlind Dakun

Mirlind Daku ka përfunduar një sezon spektakolar në kampionatin slloven si i huazuar te skuadra Mura.

Sulmuesi gjilanas u huazua te Mura nga Osijek, ku ka shkëlqyer në elitën e futbollit slloven me 22 gola e dy asistime në 37 ndeshje zyrtare.

Ndërkohë, gjiganti slloven, Maribor është duke u përgatitur për shitjen e golashënuesit kryesor Zhan Vipotnik dhe po e shohin Mirlind Dakun si zëvendësuesin e tij.

Mediumi slloven ‘Ekipa’ ka raportuar se drejtuesit e Mariborit kanë kërkuar informacione te Osijeku për sulmuesin kosovar.

Megjithatë, problemi është se Mura ka një opsion të blerjes së sulmuesit dhe ende nuk e ka marrë vendimin.

Maribor po pret që në rast se Mura nuk e blen Dakun, atëherë të ndërhyjnë për transferimin e sulmuesit gjilanas.

25-vjeçari kaloi një vit e gjysmë si i huazuar te Mura nga Osijek dhe konsiderohet si një nga sulmuesit qendror më të mirë në Slloveni.

/Shqip.com