Skuadra e madhe gjermane gati për planin “revolucionar”

Fortuna Dusseldorf ka hartuar një plan, ndonëse nuk e ka prezantuar zyrtarisht, ku synon që nga sezoni i ardhshëm të ofrojë bileta falas për tifozët e saj.
Informacioni bëhet i ditur nga Bild, medium sipas së cilit drejtuesit e klubit që garon në Bundesligën 2, niveli i dytë i futbollit gjerman, i kanë dërguar tashmë një letër bashkëpunëtorëve të tyre, ku kanë treguar synimin e tyre për të ecur përpara me një plan revolucionar, i quajtur ‘Fortuna para të gjithave’. Mbajtësit vjetorë të vendeve do të kenë përparësi në rezervimin e biletave.

Fortuna Dusseldorf synon të kompensojë të ardhurat e humbura, duke gjetur partnerë dhe duke rritur sponsorizimet. Stadiumi ‘Merkur Spiel-Arena’ ka një kapacitet prej rreth 54.000 vendesh, por Fortuna Dusseldorf ka qenë larg regjistrimit të një ‘shtëpie të plotë’.
Duhet theksuar se Fortuna Dusseldorf zë vendin e gjashtë në Bundesligën 2, me 47 pikë.
/Shqip.com