Sport Ndërkombëtar

Skuadra angleze e gatshme të paguajë 150 milionë euro për Osimhen

 Chelsea vazhdon të kërkojë Victor Osimhen nga Napoli, i cili do të kushtojë të paktën 150 milionë euro.

Londinezët po planifikojnë një lëvizje të mundshme për Osimhen, i cili sapo ndihmoi Napolin të fitonte Serinë A. Sulmuesi është në krye të listës së lojtarëve të rinj të mundshëm te Chelsea.

Klubi londinez ka shpenzuar më shumë se 690 milionë euro që kur u bashkua me Todd Boehley si bashkëpronar verën e kaluar dhe duket se do të vazhdojë të shpenzojë para.

24-vjeçari nigerian ka shënuar 28 gola në 37 paraqitje për klubin italian këtë sezon.

/Shqip.com