Sport Ndërkombëtar

Skriniar refuzon 6 milionë në sezon, preferon të largohet nga Interi

Milan Skriniar i mbyll përfundimisht derën Interit. Kontrata e sllovakut skadon në fund të këtij sezoni dhe zikaltërit tentuan deri në fund ta bindin lojtarin shtatlartë i cili duket se ka marrë vendimin për t’u larguar nga Milano.

Qëndërmbrojtësi e ka kthyer menjëherë mbrapsht ofertën që Beppe Marotta i bëri dhe tashmë drejtori sportiv i Interit duhet të interesohet maksimalisht për një qëndërmbrojtës me peshë.

Gjithashtu llogaritet edhe largimin e mundshëm i De Vrij dhe Inzaghi mbetet vetëm me Bastonin si tituall i mbrojtjes.

Zikaltërit bënë një sforcim të madh financiar duke e rritur ndjeshëm ofertën për ta bërë mbrojtësin një nga lojtarët më të paguar në “Pinettina” por mesa duket, Skriniar e ka vendosur të ardhmen e tij që me shumë gjasa do të jetë në Paris ose Barcelonë.

6 milionë + bonuset e arritshme duket se nuk kanë mjaftuar që 27-vjeçari të bindet.

/Shqip.com