Teknologji Auto

Skoda rifreskon pamjen e dy modeleve ende pa i prezantuar para publikut

SUV -i i ri i vogël Skoda Kamiq dhe vetura Skoda Scala, do të fitojnë një ridizajnim të gjerë si pjesë e një përpjekjeje të kompanisë çeke për t’ia ndryshuar fizionominë modeleve të saj të gjeneratave të ardhshme.

Të zbuluara në një sërë imazhesh zyrtare, të dy makinat do të prezantohen të martën më 1 gusht.

Modeli Kamiq fiton një pamje më të ashpër, me fenerë më të hollë dhe një pjesë të përparme të ripunuar.

Ai përmban gjithashtu një grilë të ridizajnuar dhe hyrje të reja të ajrit, plus shpërndarës të rinj, që përfshijnë pllaka rrëshqitëse për të forcuar mbrojtjen e pjesës së poshtme të trupit.

Ndryshime të vogla janë bërë edhe në dritat e pasme të modelit.

Ndërkohë Scala shfaqet me një dizajn më elegant se modeli aktual.

Ashtu si Kamiq, ai merr fenerët më të hollë dhe vrima të ajrit më efektive, të ndihmuara nga krahët e rinj anësor, si dhe një shpërndarësi i përditësuar.

Skoda gjithashtu i ka dhënë dritave të pasme një dizajn më “grafik”.

Të dyja makinat kanë gjithashtu dizajne të reja të rrotave.

Do të duhet të presim deri në debutimin zyrtar botëror të Kamiq dhe Scala, për të dëgjuar detaje rreth përditësimeve të teknologjisë, por firma tregoi se dy makinat tani do të sfidojnë më shumë oferta premium me disa veçori të reja.

Këto ka të ngjarë të përfshijnë një sistem info-argëtues më të madh, të përditësuar 12.9 inç dhe një ndërrues shpejtësie të zhvendosur, krahasuar me modelin e tanishëm.

Skoda gjithashtu do të zbulojë linjën e motorëve, por ka të ngjarë të shfaqet një përzgjedhje e motorëve me benzinë ​​dhe hibrid.

/Shqip.com