Teknologji Auto

Skoda mund të sjellë SUV-in e vogël elektrik për familje (Foto)

I projektuar si një veturë alternative elektrike për modelin Karoq, emri është një ndërlidhje mes fjalës Electric dhe Karoq – Elroq.

Do të jetë një SUV familjar 4.5 metra i gjatë dhe do të udhëheqë zgjerimin e Skoda-s për veturat elektrike në panairin e automjeteve që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmën e dytë të viti 2024, ku do të prezantohet një gamë e madhësive të baterive dhe një zgjedhje të varianteve me një dhe me dy motorë.

Drejtuesit e kompanisë nuk kanë konfirmuar nëse po sjellin një model Elroq vRS, por duke pasur parasysh se modeli në përgjithësi do të ndajë shumë komponentë kryesorë me dy Enyaq, duke përfshirë platformën MEB me të njëjtën bazë rrote si Enyaq, si dhe motorët, bateritë dhe madje edhe disa panele të trupit, duket e pashmangshme që do të ofrohet në formë me performancë më të lartë.

Bazat e përbashkëta, nënkuptojnë specifika të ngjashme edhe për Elroq vRS, duke na lënë të kuptojmë se makina do të arrijë përpara përditësimit të planifikuar të platformës nga Grupi Vw, i quajtur MEB+, në vitin 2026.

Presim që një Elroq vRS të ketë një bateri 77 kwh dhe dy motorë, që prodhojnë një 295 kuaj fuqi të kombinuar, dhe 460 Nm çift rrotullues.

Për rreth gjashtë sekonda mund të arrijë shpejtësinë nga 0-62 mph dhe duke pasur parasysh dimensionet më të vogla të Elroq, vetura duhet të kapërcejë rrezen zyrtare të Enyaq prej rreth 500 kilometrash.

Gjasat janë që kjo veturë të dalë në shitje nga viti 2025 me një çmim prej mbi 50 mijë euro për një Elroq me bateri më të vogël dhe me tërheqje nga rrotat e pasme.

/Shqip.com