Teknologji

Skoda do të sjellë lançimin e tre modeleve elektrike

Skoda po rrit investimet e saj në modelet elektrike për të përshpejtuar kalimin e saj drejt makinave me bateri.

Marka Skoda e Volkswagen Group do të lançojë tre modele të reja elektrike deri në vitin 2026, katër vjet më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, tha shefi i saj për të përditshmen e biznesit Handelsblatt, raporton Autonews.

Prodhuesi çek i makinave do të shpenzojë pjesën dërrmuese të investimit të tij të planifikuar në këto modele të reja, shtoi tutje CEO i Skoda Klaus Zellmer.

Kjo do të sillte përqindjen e modeleve elektrike në gamën e saj në 70 për qind deri në vitin 2030.

“Ne do të vijmë me tre modele të tjera elektrike deri në vitin 2026. Kjo është më herët nga sa kishim paralajmëruar më parë”, ka thënë Zellmer për Handelsblatt.

Ai shtoi “Ne po investojmë 5.6 miliardë euro deri në vitin 2026 në elektromobilitet. Kjo është rreth 80 për qind më shumë se sa kishim planifikuar një vit më parë”.

Enyaq është aktualisht modeli i vetëm plotësisht elektrik i Skodës. Ai përdor të njëjtën platformë tërësisht elektrike VW Group MEB që mbështet VW ID4 SUV.

Në gusht, Skoda prezantoi konceptin Vision 7S për crossover-in me shtatë ulëse, i cili do të rrumbullakos pjesën e sipërme të portofolit të produkteve të saj.

/Shqip.com