Lajme Botë

Skoci, anija bie nga platforma e riparimit (VIDEO)

Shumë njerëz janë lënduar pasi një anije u përplas në një kalatë në Leith, Skoci, afër Edinburgut, tha një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës.

Sipas informacioneve, anija kërkimore e quajtur “Petrel” i përket bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen.

Në vendngjarje kanë mbërritur pesë autoambulanca, një helikopter dhe tre ekipe të kujdesit special.

Fotot e postuara në Twitter tregojnë një anije të madhe, e cila ishte vendosur në një platformë mirëmbajtjeje, të anuar në njërën anë. Një anëtar i këshillit lokal tha se incidenti ishte për shkak të erërave të forta që frynin në zonë.

/Shqip.com