Rozë

Skivi shumë shpejt me një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij? Reperi jep detajet e para

Skivi

Skivi ka kohë që është larguar nga muzika.


Ai këtë e ka pohuar edhe vet, madje ka treguar se ka menduar që të largohet krejtësisht në një të ardhme të afërt.

“Pak pandemia, pak çështje personale edhe pak ndoshta ai luksi që e kemi një bagazh të madh edhe nuk kemi aq nevojë t’i japim zor”, tha ai.


“Të them të drejtën e kam menduar të shkëputem sa më shpejt. Më ka shkuar në mendje vitin e kaluar, por ndoshta mund të shtyhet ky plan për disa vite të shkurtra sepse kam qejf sa më shpejt të tërhiqem edhe ta lërë sa më mirë këtë punë dhe të merrem me punë të tjera”, tha reperi emri i vërtetë i të cilit është Visar Shala për Prive.


Kujtojmë se Skivi ka qenë në të njëjtin grupe bashkë me Ledri Vulën./SHQIP.com