Rozë

Skivi me dedikim prekës për Albert Krasniqin: Më mungon çdo ditë, do të jesh i paharruar

Skivi dhe Albert Krasniqi

Reperi, Skivi ka përkujtuar shokun e tij, Albert Krasniqin dhjetë muaj pas vdekjes së tij.

Skivi në një postim në Instagram ka pozuar të varri i shokut të tij duke thënë që i mungon shumë.

“Më mungon çdo ditë. Pusho në paqe miku im. Do të jesh i paharruar”, kanë qenë fjalët e artistit të njohur.

Ndryshe, Krasniqi vdiq më 27 janar të këtij viti në një vrasje të ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Ai është vrarë nga babi i tij, Skënder Krasniqi.


“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhej në deklaratën e policisë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-Missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.


Kujtojmë se Krasniqi është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur, Noizy./SHQIP.com