Sport Ndërkombëtar

Skandaloze: Tifozët nga Serbia në Australi festojnë duke brohoritur “Kosova është Serbi”

Tifozët nga Serbia në Australi e kanë festuar kalimin në çerekfinale të “Australian Open” të tenistit Novak Djokovic.

Ky i fundit arriti në çerekfinalen e turneut të madh të tenisit duke fituar në fushën e “Rod Laver Arena” ndaj Alex de Minor në tre sete për rreth dy orë – 3:0 (6: 2, 6: 1, 6:2).

Pas triumfit u bë festë e madhe nga tifozët në një nga parqet e Melburnit.

Tifozët gjatë festës brohoritën “Kosova është Serbi”, shkruan Telegraf.rs, përcjell Shqip.com.

Thirrje të tilla skandaloze vazhdojnë të ndodhin në pothuajse shumicën e ngjarjeve sportive në Serbi dhe jashtë saj nga tifozët serb.

/Shqip.com