Sport Shqiptar

Skandaloze: Tifozët e Viktoria Plzen e bëjnë Kosovën pjesë të Serbisë para ndeshjes me Dritën

FC Drita do të luaj ndeshjen e UEFA Conference League ndaj Viktoria Plzen.

Tifozët e klubit nga Republika e Çekisë kanë filluar të bëjnë postime skandaloze.

Ata mezi presin të vijnë në Kosovë, por vendin tonë e quajnë Serbi.

“Në turin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballemi me FK Dritën. Pas disa vitesh do të luajmë sërish në Serbi”, është postimi i faqës “Sektor-P”.

Kujtojmë që ndeshja e parë e raundit të dytë në UEFA Conference League zhvillohet në Plzen më datën 14 korrik, kurse ajo e kthimit më 3 gusht në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Shqip.com