Sport Ndërkombëtar

SKANDALOZE: Tifozët e ekipit serb sërish me parulla kundër Kosovës në ndeshjen e “EuroLeague”

Tifozët në Serbi vazhdojnë që të shkaktojnë skandale, shkruan Shqip.com.

Gjersa dy ekipet e basketbollit luanin ndeshjen e tyre në kuadër të EuroLeague me Olimpiacosin, tifozët e Partizanit shfaqën një baner të madh në të cilin shkruante parulla e tyre, “Kosova është Serbi”

Nuk janë të rralla parullat anti-Kosovë në ndeshjet që zhvillojnë ekipet serbe në garat evropiane.

E tillë ishte edhe propaganda e tyre e fundit që u bë në ndeshjen në mes të Olympiakosit të Greqisë dhe Partizanit të Serbisë.

/Shqip.com