Ekonomi Biznes

Skandali “Pandora Papers”, kompania “Energoinvest” i paguan miliona firmës shqiptare

Ilustrim

Kompania boshnjake “Energoinvest”, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, ka paguar miliona euro për një firmë të vogël konsulente me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, e kryesuar nga një biznesmen shqiptar me lidhje politike.

Sipas dokumenteve që posedon Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), linja e transmetimit 400 kilovolt, midis Shqipërisë dhe Kosovës, filloi të funksionojë vetëm dhjetorin e vitit të kaluar, 2020.

Lexo edhe:
“Pandora Papers” zbulon pasurinë sekrete të presidentit kenian

E financuar nëpërmjet një kredie nga banka shtetërore gjermane Kfw, procedurat e tenderimit për pjesën shqiptare të projektit filluan në vitin 2011.

Sipas BIRN-it, i shoqëruar nga akuzat për korrupsion, procesi i prokurimit u vonua për tre vjet deri në prill të vitit 2014, kur Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri, OST, firmosi një kontratë prej 29 milionë euro me kompaninë inxhinjerike boshnjake ‘Energoinvest’ për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri, e cila mbaroi në mes të vitit 2016.

Lexo edhe:
“Pandora Papers” zbulon pasurinë sekrete dhe marrëdhëniet e fshehta të udhëheqësve botërorë

Një seri dokumentesh të siguruara nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN, zbulojnë se duke filluar nga viti 2013, Energoinvest i pagoi në total 3.6 milionë euro një kompanie të vogël konsulence to regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe në mars të atij viti – kompania ‘AL Energy Transmission’, e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi. 

Kompania në fjalë quhet “AL Energy Transmission” dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.

Profili në LinkedIn i biznesmenit Vasil Kallupi

Ndërsa kjo nuk mund të jetë domosdoshmërisht e paligjshme, ekspertët paralajmërojnë se kur paratë devijohen nëpër të ashtuquajturat “zona në det të hapur ose juridiksione”, rreziku i korrupsionit rritet.

Portali “Detektor.ba” i BIRN thekson më tej se, gjatë vitit 2011, “Energoinvest” punoi me kompaninë “Dalekovod” për të ndërtuar një linjë 400 kilovolt midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në vitet midis 2013-ës dhe 2016-ës, firma lidhi një kontratë me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) për të ndërtuar një linjë transmetimi 110 kilovolt në Shqipërinë Jugore.

Ndërsa në vitin 2020, së bashku me kompaninë “Koncar” nga Kroacia, “Energoinvest” mori një kontratë me vlerë 35 milionë euro për ndërtimin e një linje tjetër të tensionit të lartë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

“AL Energy Transmission LTD” u themelua në mars 2013 në Ras al-Khaimah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe, përmes një ofruesi në det të hapur “SFM Corporate Services”.

BIRN mori në posedim dokumentet e regjistrimit të kompanisë, si pjesë e një koleksioni dokumentesh të njohura si “letrat Pandora” ose ” Pandora Papers”, të cilat u zbuluan në Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) dhe u ndanë me qindra gazetarë në 117 vende.

Sipas dokumenteve, “pronarja e vërtetë” e kompanisë është një grua e quajtur Jola Duro, një 40-vjeçare banuese në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

“Kompania ka një partner, Vasil Kallupi”, thuhet në planin e biznesit. Gruaja e Kallupit, Deshira është tezja e Jole Duros. Ndërkaq Duro nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Dokumentet në dispozicion të BIRN përfshijnë një raport nga llogaria bankare e “AL Energy Transmission” në Bankën “Bendura” me qendër në Lihtenshtajn për periudhën 2013-2019, e cila tregon se “Energoinvest” i bëri 39 pagesa asaj kompanie gjatë periudhës në fjalë në një vlerë totale mbi 3.6 milionë euro.

Sipas BIRN-it, shumica e parave nga ajo llogari u tërhoqën në kartën e parave të udhëtimit, por kishte edhe transferime në emër të Vasil Kallupit, gruas së tij Deshirë dhe nipit të tyre, Sokol Sferdelli./SHQIP.com