Lajme Botë

Skandali në BBC, zbulohet prezantuesi që pagoi një adoleshente për foto intime

Prezantuesi i BBC-së, i cili dyshohet se i ka paguar një adoleshenteje më shumë se 35,000 £ për foto me përmbajtje intime, është zbuluar të jetë Huw Edwards.

Identiteti i tij u zbulua nga bashkëshortja e tij Vicky Flind në një deklaratë të publikuar ditën e sotme.

Ajo u shpreh se burri i saj “vuante nga probleme serioze të shëndetit mendor” dhe tani “po merr kujdes në spital”.

“Huw vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor. Siç është dokumentuar mirë, ai është trajtuar për depresion të rëndë vitet e fundit”, raporton BBC.

Flind tha më tej se sapo burri i saj të ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ai do të përgjigjej për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

/Shqip.com