Lajme

Skandali me foshnjën në Pejë, drejtori i shkarkuar akuzon për ndërhyrje politike

Rasti i foshnjës së vdekur që u fut në rrobalarëse, në Spitalin e Pejës, ka bërë që të shkarkohet nga pozita e drejtorit mjekësor, Muhamet Haliti.

Ai gjatë orëve të pasditës ka reaguar përmes rrjetit Facebook, duke thënë se nuk është përgjegjës për rastin që ka ndodhur.

“Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut.-Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejtë mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës Z.Selman Kelmendi.-Shefit të shërbimit Teknik Z. Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës Z.Hysë Kastrati.

Ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërrmarrë kurfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farëfisit që ka me përgjëgjesit kryesor.Pra kjo është hierarkia e shërbimit teknik , dhe sherbimi teknik është përgjegjës për punëtorët fizik, pastruesit dhe puntorët e lajtorës së spitalit”, ka shkruar Haliti.

Sipas tij, ky shkarkim është i padrejtë dhe me ndërhyrje politike sepse siç ka shkruar ai, menaxhmenti që e ka shkarkuar ka qenë i ndiuar e nën resion nga partia politike.

“Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka ndërhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi i shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vendim për ta shfajësuar përgjegjësinë e tyre morale për dorëheqje”, ka shkruar Halitaj.

Për fund, ai ka njoftuar se ndaj këtij vendimi do të bëj ankimim ligjor dhe se shpreson që drejtësia do të marrë vendimet e duhura.

Reagimi i plotë i Muhamet Halitit:

/Shqip.com