Skandal: Videoja “kontroverse” e fizioterapeutit të Novak Gjokovic që i dërgon pije në mes ndeshjes i huton tifozët

Kampanja e Novak Gjokovic në turneun e tenisit Masters në Paris përfundoi me zhgënjim pasi humbi në finale nga adoleshenti danez Holger Rune.
19-vjeçari Rune fitoi ndeshjen më të madhe të karrierës së tij pasi mundi kampionin e Wimbledon 3-6, 6-3, 7-5 në Paris.
Megjithatë, një video e stafit të tij stërvitor duke përgatitur fshehurazi një pije gjatë ndeshjes errësoi humbjen e serbit në finalen e Masters në Paris.
Incidenti u kap gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Novak Gjokovic kundër Stefanos Tsitsipas. Videoja, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, duket se tregon se ekipi i Novak Gjokovic është i zënë me përgatitjen e një pijeje në tribuna para se të kuptojë se po filmohen. Megjithatë, pasi kuptoi se kishte një kamerë mbi to, një anëtar tjetër i ulur në kutinë e lojtarit ktheu shpinën për të bllokuar pamjen.
#Djokovic #magicpotion #rpm #RolexParisMasters #rolandgarros @lequipe @Eurosport_FR @CanalplusFoot @Mediapart pic.twitter.com/8rFZO5CEvT
— aoli (@azertreza16383) November 5, 2022
Videoja ka kapur mbi 3.5 milionë shikime që kur është shpërndarë në “Twitter”.
Megjithatë, nuk është hera e parë që shtrohen pyetje në lidhje me përmbajtjen e pijes së tij. Gjatë Wimbledonit të këtij viti, Gjokovic u kap duke thithur nga një shishe uji gjatë fitores së tij çerekfinale ndaj Jannik Sinner. Megjithatë, pasi u pyet për përmbajtjen e shishes, ish-numri 1 i botës nuk pranoi të jepte hollësi.
/Shqip.com