Rozë

“Skandal” tjetër brenda Big Brother, banori shihet me iPad në duar

Big Brother VIP

Tashmë e një kohë të gjatë në media është përfolur se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë duke u përdoru telefonat.

Një gjë e tillë u aludua për shkak se Fifi ishte parë më një telefon në dorë, por që më pas u tha se ka qenë makinë llogaritëse.

E kjo gjë është demantuar edhe nga autorja e emisionit, Arbana Osmani.

Mirëpo tashmë siç duket ata janë “kapur përsëri mat”, pasi opinionisti, Meridian Raci është parë më një IPad në duar.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta nga fansat të cilët përsëri kanë akuzuar produksionin që është duke i mashtruar ata.

Ndryshe, ditë më parë me telefon në duar është parë edhe Monika si dhe në disa video të dyshimta janë dëgjuar edhe Donaldi dhe Dj Pm duke e përmendur telefonin për të parë sa është ora./SHQIP.com