Sport Ndërkombëtar

Skandal, tifozët e Espanyolit sulmojnë futbollistët e Barcelonës (VIDEO)

Barcelona e ka fitur La Ligan për herë të 27 në histori. Këtë sukses katalonasit e kanë siguruar katër javë para fundit të kampionatit. Barcelona e mposhti  Espaynolin 4-2 në një ndeshje ku shënoi dy herë Lewandowski, Balde dhe Kounde.

Ndërkohë, rivali i përjetshëm Real Madrid regjistron 35 trofe në La Liga. Situata surreale në përfundin të derbit të Katalunjës Espanyol-Barcelona ka qenë sigurisht e pakëndshme.

Ndërkohë që lojtarët “blaugrana” po festonin në fushë fitimin e titullit, me dhjetëra tifozë të Espanyolit kapërcejnë rrethimin, pushtojnë fushën dhe vrapojnë për të sulmuar lojtarët e Barçës, të cilët sapo e kuptojnë rrezikun dhe nxituan të futen në dhomat e zhveshjes.

Ka ndërhyrë policia për të mbajtur të bllokuar tunelin drejt dhomave të zhveshjes.

Kujtojmë që Barcelona dhe Espanyol kanë një rivalitet shumë të vjetër. Pikërisht Busuqets,

Alonso dhe Araujo qëndrojnë në hyrje të tunelit dhe nuk largohen, teksa policia i shtyn dhe u kërkon të shkojnë në dhomat e zhveshjes.

Në fakt, në stadium nuk kishin shkuar tifozë blaugrana sonte, por në rrugët e Barcelonës ka nisur festa.

/Shqip.com