Lajme Botë

Skandal/Dy gjyqtarë në shtetin amerikan burgosën ilegalisht qindra fëmijë për ryshfet

Burgu/ilustrim

Dy gjyqtarë në shtetin amerikan të Pensilvanisë burgosën ilegalisht qindra fëmijë për ryshfet dhe tani ata duhet të paguajnë miliona gjoba. 

Gjykata u dha gati 300 viktimave më shumë se 200 milionë dollarë në një ankesë civile kundër dy gjyqtarëve.

Gjykatësi Christopher Conner shkroi se paditësit ishin viktimat tragjike të një skandali “me përmasa epike”, raporton 20 min.

Sipas tyre, ata fillimisht përdorën fuqitë e tyre për të mbyllur një qendër publike të paraburgimit për të mitur. 

Më pas ata mblodhën pagesa prej 2.8 milionë dollarësh nga ndërtuesi dhe bashkëpronar i dy burgjeve private fitimprurëse. Ciavarella kryesoi gjykatën e të miturve dhe zbatoi një politikë të tolerancës zero që garantonte se një numër i madh fëmijësh mbaheshin në të dy burgjet. 

Skandali u bë i njohur për publikun si “Fëmijët për para në dorë”.

Marek Ciavarella nuk tregoi mëshirë në veprimet e tij. Disa nga fëmijët që ai urdhëroi të ndaloheshin ishin deri në tetë vjeç. 

Krimet e tyre: vjedhjet e vogla, pirja e duhanit në oborrin e shkollës, braktisja e mësimit dhe të ngjashme. Të miturit shpesh i merrnin në pranga për krimet e tyre të vogla dhe nuk u jepej mundësia as t’u jepnin lamtumirën familjeve. 

Çështja më në fund doli në dritë në vitin 2008.

Dy gjyqtarët thyen betimin e tyre dhe abuzuan me besimin e publikut, thuhet në vendimin e së martës. 

 Ciavarella, tani 72 vjeç, po vuan një dënim prej 28 vitesh. Conahan (70), i cili u dënua me më shumë se 17 vjet burg, u lirua në arrest shtëpiak në vitin 2020 për shkak të pandemisë korona./SHQIP.com