Lajme

S‘ka shtesa për sektorin privat, Azemi: Inflacioni nuk pyet në cilin sektor punon

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat e ka quajtur qesharake deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se nuk do të këtë pako mbështetës për sektorin privat.

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i obligojë bizneset që ti rrisin pagat e punëtorëve.

“Nuk kemi pritur një vendim të mençur nga ai, pasi me 3 shtator kemi mendur që është gabim teknik ky kushtëzim. Vendim qesharak, për të cilin vendime të tilla në botë nuk mund të ndodhin. Qeveria e Kosovës nuk mund ta obligojë me një vendim të jashtëligjshëm që të jep punëtorit para pronari i kompanisë, mund ta bëjë zbatimin e ligjit që e ka në tavolinë por jo i zoti i arkës, buxhetit të kompanisë është pronari i kompanisë. Inflacioni nuk pyet në cilin sektor punon, a je në privat a publik” , tha ai për SHQIP.com.

Azemi më tej, tha se të enjten do të merret vendim se a do të këtë protesta.

Ndrushe, ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se nuk do të këtë një shtesë për punëtorët e sektorit privat.

Sipas tij, ministria do t’i mbështetë  punëdhënësit që t’ua rrisin pagat punëtorëve të këtij sektorit.

Murati tha se fitimi i korporatave dhe bizneseve është më i lartë se që ka qenë ndonjë herë, dhe për këtë arsye ai tha se ka hapësirë që në sektorin privat kompanitë t’i rrisin pagat për punëtorë.

/Shqip.com