Lajme

S’ka normalitet – opozita bllokon sërish punimet e komisionit të Reformës Zgjedhore

Nuk ka normalitet as në mbledhjet e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pavarësisht nga insistimi i faktorit ndërkombëtar. Opozita ka bllokuar sërish punimet.

Drejtuesi socialist, Damian Gjiknuri u largua nga salla pas debateve me deputetët e Rithemelimit. Këta të fundit kishin bllokuar karriget dhe kishin ndezur zhurmues.

Pas disa minutave tension, Gjiknuri dhe socialistët u larguan, kurse deputetët e PD-së së Bashës, as nuk e kishin marrë mundimin të paraqiteshin në seancë.

Kujtojmë se opozita kërkon gjithëpërfshirje dhe konsensus për Reformën Zgjedhore. Kjo gjë kërkohet edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Në Komision pritet të adresohen çështjes të rëndësishme siç janë si vendimet e Kushtetueses për votën e diasporës dhe formula e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.

Kujtojmë se në seancën e së premtes së kaluar ishin deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi ato që tentuan të bllokonin punimet në komision, ndërkohë që morën edhe masën përjashtim 10 ditë nga Kuvendi për këtë fakt.

/Shqip.com