Lajme

S’ka ndeja sonte në Kosovë, Shoqata e Gastronomëve kërkon të respektohet ditë zia

Klubet e natës

Sot është shpallur ditë zie në Kosovë në nderim të ish sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Këtë vendim Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë kërkuar që ta respektojnë gastronomët.

Këto data priten të shtyhen për një ditë tjetër.

“Kërkojmë nga ju që eventet e parapara për sot ti shtyeni për një datë tjetër. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj sepse mbajtja e eventeve nuk ka kuptim në ditë zie të shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Me respekt e dedikuar ndaj mikeshës dhe heroinës së popullit të Kosovës, znj. Medeline Albright, që dha kontribut të jashtëzakonshëm për gëzimin e lirisë tonë!”, thuhet në njoftim.

Albright ka vdekur të mërkurën në moshën 84-vjeçare.

Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Ajo vlerësohet për ndikimin e madh për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Në qendër të Prishtinës, në vitin 2019 ishte zbuluar busti i saj në shenjë nderimi për rolin e Albright për çlirimin e Kosovës, 20 vjet më parë./SHQIP.com