Ska më dilema: Ronaldo është në planet e Ten Hag

Cristiano Ronaldo është në planet e trajnerit të ri – të Manchester United – Erik ten Hag.
Këtë e ka bërë të ditur vetë holandezi përmes një prononcimi të dhënë për De Telegraaf.
Ten Hag tha se “mezi pres të punoj me të. Ai është një gjigant, me atë që ka treguar tashmë, dhe mendoj se është ende shumë ambicioz”.
Teksa, shtoi se “sigurisht që dua ta mbaj atë. Ka qenë shumë i rëndësishëm për Manchester United këtë vit dhe mund të tregojë statistika të shkëlqyera”.
CR7 po vazhdon të jetë ende të luaj ende në majat e futbollit evropian – ani pse është 37 vjeçar.
Kapiteni i Portugalisë ka shënuar 18-të gola në Premierligë, teksa ka asistuar tre herë.
Përkundër faktit që United nuk do të luaj në Ligën e Kampionëve – Cristiano vendosi të qëndronte në “Teatrin e Ëndrrave” dhe t’i qëndroje besnik “Djajve të Kuq”. /Shqip.com