Lajme

S’ka kuorum për votimin e projektligjeve, Kuvendi shkon në pauzë

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk kishte kuorum që të votojë projektligjet që janë në rend dite.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, kërkoi nga deputetët që të votojnë 16 amendamentet e Projektligjit për provimin e jurisprudencës.

Blerta Deliu- Kodra në emër të grupit punues, të Komisionit për Legjislacion tha se komisioni ka vlerësuar se është e nevojshme të bëhen disa amendamente-.

Sipas saj, Komisioni i ka miratuar amendamentet për provimin e jurisprudencës.

Pankarta e vendosur nga AAK-ja në Kuvendin e Kosovës

Për votimin e kësaj pike, Konjufca tha se nuk ka kuorum për shkak se një pjesë e deputetëve nuk po votojnë.

Pas kësaj pike, është vazhduar me shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Konjufca tha se nuk ka kushte që Kuvendi t`i vazhdojë punimet pasi janë të pranishëm vetëm 59 deputetë.

Kuvendi s’ka kuorum për votimin e projektligjeve