Lajme

S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për deklarim të pasurisë

Në mungesë të kuorumit ka dështuar për tu miratuar në lexim të dytë Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Në votim morën pjesë vetëm 52 deputetë.

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e sistemit të deklarimit të pasurisë, duke përfshirë mënyrat dhe procedurat e deklarimit të pasurisë dhe të dhuratave, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së deklaruar dhe të dhuratave, si dhe subjektet deklaruese.

Qëllimi i tij është të parandaloj korrupsionin, konfliktet e interesit dhe të bëj fuqizimin e integritetit të institucioneve publike, përfshirë edhe sanksionimin.

Ilustrim/ Deklarimi i pasurisë

Po ashtu, Kuvendi nuk pati kuorum për të miratuar Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021.

Në votimin e këtij raporti morën pjesë vetëm 55 deputetë.

Në rend dite në seancën e sotme janë edhe shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave./Shqip.com