Sport Shqiptar

S’ka fitues në derbin e Anamoravës, Ballkani mbetet lider

Drita-Gjilani

Dy gola, asnjë fitues.

Derbi i Anamoravës – ndërmjet Dritës dhe Gjilanit ka mbaruar me rezultat të barabartë 1-1.

Golin e parë në këtë takim – e realizoi Shend Kelmendi.

Kur po zhvillohej minuta e 28-të – pas një gabimi në mbrotjen e “skiferave”, Kelmendi me plot klas kaloi Balden dhe Cuculin dhe e dërgoi topin në rrjetë.

May be an image of 1 person, standing, outdoors, stadium and text that says "PIATROL PREPARE FOR US499 H proper pizz"
Tifozëria e SC Gjilanit

Ky ishte realizimi i katërt për të – në këtë sezon – teksa skuadrat shkuan në zhveshtore me këtë rezultat.

Kurse, Drita u përgjigj në minutën e 53-të – me anë të Ilir Blakçorit.

Mbrojtësi i krahut të majtë e kaloi portierin Enea Koliçi.

Deri në përfundim të takimit – të dyja skuarat u orvatën për të rrëmbyer pikët e plota, por diçka të tillë nuk arritën.

Pas këtij barazimi, Drita mbetet në pozitën e tretë në tabelë – me 42 pikë të grumbulluara.

May be an image of 2 people and outdoors
Tifozëria e FC Dritës

Kurse, Gjilani është në vendin e dytë – me 47 pikë. Vetëm një më pak se Ballkani që është lider.

Gara për titull – deri në përfundim të kampiontit duket që do të jetë një enigmë e madhe.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Skenderaj, Llapi dhe Drenica barazuan 3-3. /Shqip.com

Tabela e Superligës