Lajme

Situata në veri, Vidovdani nuk do mbahet këtë vit në Gazimestan

Manastiri i Deçanit, ka njoftuar se për shkak të situatës së tensionuar në veri, ceremonia tradicionale, përkujtimore e Vidovanit, e planifikuar më 28 qershor, nuk do të mbahet në vendin e saj të zakonshëm, në monumentin e heronjve të Kosovës afër Prishtinës.

Në vend të kësaj, do të zhvillohet në Manastirin e Graçanicës.

Sipas njoftimit, Peshkopi Teodosije u takua sot me komandantin e KFOR-it, gjeneral Ristuccia dhe shprehu shqetësimet e tij të thella për përkeqësimin e fundit të situatës së sigurisë në Kosovë.

“Besojmë se ky vendim është e vetmja zgjidhje e përgjegjshme në një situatë ku ne dhe populli serb në tërësi nuk kemi besim themelor se sigurinë dhe kushtet normale për mbajtjen e përkujtimit në Gazimestan mund t’i sigurojë policia e Kosovës”, thuhet në njoftim edhe nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

Theksojmë se kjo është hera e parë, që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1999, që merret një vendim i tillë, “i cili vetëm tregon peshën e situatës së sigurisë, por edhe mosbesimin tonë të plotë në institucionet aktuale në Prishtinë”, thuhet tutje.

/Shqip.com