Lajme

Situata në veri, Metsola: Nuk mund të lejojmë që të shohim më shumë dhunë

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka bërë të ditur se në veri duhet të qetësohet situata sa më shpejt që është e mundur.

Ajo, në një konferencë për media në kuadër të vizitës që ka në Kroaci, ka deklaruar se Parlamenti Evropian ka bërë thirrje vazhdimisht për ulje të tensioneve.

“Parlamenti Evropian ka bërë thirrje që kur i pamë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë drejtim për de-përshkallëzim”.

“Dhe nuk ka asnjë fjalë tjetër që mund të përdoret, de-përshkallëzimi duhet të bëhet”.

“Nuk mund të lejojmë që  të shohim më shumë dhunë në një kohë kur kontinenti ynë është kaq i prekshëm, situatat politike janë kaq të paqëndrueshme”, ka thënë Metsola.

/Shqip.com