Lajme

Situata në veri: Kurti takohet me Abdixhikun dhe Krasniqin, mungon Haradinaj

Situata në Veri e ka bashkuar elitën politike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me liderët opozitarë.

Por, jo me të gjithë, pasi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka munguar.

Lexo edhe:
Qeveria tregon se çfarë u diskutua në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Aty morën pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi ka nisur në ora 10:00, deri më tash s’ka pasur deklaratë për media.

Një takim të tillë, kreu i ekzekutivit e kishte paralajmëruar të shtunën.

Objekti i Kuvendit të Kosovës

Kjo pasi helikopterët serbë qarkullonin në kufirin Kosovë – Serbi.

Pos kësaj, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok u sulmua me granata.

“Serbia qartazi dëshiron të militarizojë dhe të e eskalojë situatën. Po sjell deri afër kufirit të Kosovës edhe helikopterë e avionë të prodhimit rus”.

Lexo edhe:
“Shumica e mësimdhënëseve janë vaksinuar”

“Nëpërmjet këtyre sulmeve, provokimeve ku përdoren qytetarët e Kosovës, Serbia provokon konflikt serioz ndërkombëtar, që rrezikon të marrë përmasa rajonale”, ka deklaruar Kurti të shtunën.

Ndërsa, liderët opozitarë kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë pas kërcënimeve nga Serbia për Kosovën. /Shqip.com