Lajme

Situata në veri – ekspertët bëjnë thirrje për anëtarësimin në NATO

Për shkak të situatës së fundit në veri të vendit, ekspertët po bëjnë thirrje që Kosova të antarësohet sa më shpejtë në NATO.

Nuredin Ibishi është shprehur se çështja e anëtarësimit në NATO duhet të jetë në fokus.

“Rëndësia e anëtarësimit në NATO është sa kohë në aktualitet, e në veçanti ka marrë rëndësi nga fillimi i luftës në Ukrainë edhe rreziqeve dhe kërcënimeve që po vinë në rajon, në qoftë nga liderët rus, por zërat e mbështetur nga lider shqipi serbë edhe i Serbisë, por edhe nga ekstremist serbë nga Mali i Zi, Maqedonia edhe disa vende për rreth që janë duke e bërë situatën mjaftë të tensionuar të sigurisë. Edhe me kërcënime direket për sigurinë e shteteve që nuk janë anëtare të NATO-s”, tha ai.

Në anën tjetër, Bedri Elezi, tha se me luftën në Ukrainë është treguar qartazi që Ballkani mund të jetë një vatër “zjarri”, e posaqërisht Kosova që është  në qendër të Ballkanit.

Kjo sipas tij, mund të shkaktoj destabilizim në gjithë Evropën dhe për këtë arsye anëtarësimi i Kosovës në NATO është shumë i rëndësishëm.

Elezi u shpreh se FSK-ja është e përgatitur për anëtarësim në NATO pasi ajo është trajnuar në vendet anëtare të kësaj aleancë.Sipas tij, ushtria duhet të punojë më shumë në departamentin e verifikimit, ngase NATO ka informacion top-sekrete dhe ekziston rreziku që ato të dalin jashtë

/Shqip.com