Lajme

Situata në Jarinje po monitorohet edhe me helikopter të KFOR-it

Helikopteri i KFOR-it

Në hapësirën ajrore përmbi pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje është parë një helikopter duke patrulluar në atë zonë.

Kossev raporton se helikopteri që po patrullon në atë zonë është i KFOR-it slloven.

Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në disa pika kufitare me Serbinë.

Lexo edhe:
Kryeministri Kurti: Targat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër

Siç njoftoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ky aksion po zhvillohet për të monitoruar zbatimin e vendimit për reciprocitetin e targave të automjeteve.

Të pakënaqur me këtë vendim, serbët kanë protestuar duke bllokuar rrugën.

Me ta është bashkuar edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kolona e automjeteve të ndaluara ka kaluar kilometrin, ndërsa Policia e Kosovës nuk po e lejon asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës./SHQIP.com