Rozë

Situata në BBV, reagojnë prindërit e Kiarës

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi ka tronditur me rrëfimin e tij se po vuante nga një sëmundje.

Ndërkaq, më pas ai tha se nuk ka asnjë sëmundje, por kishte rrëfyer historinë e shokut të tij.

Kjo ka bërë që edhe moderatorja, Kiara Tito, e cila ishte duke u afruar më të të mos i flasë më.

Për këtë ka folur edhe babi i moderatorës në “Ftesë në 5”, ku u shpreh se e bija duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik.

Luizi

“Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim”.

Nga ana tjetër e ëma e Kiarës është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.

“Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton”.

/Shqip.com