Lajme

Situata me COVID-19 në Shqipëri, 29 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se nga 561 testime të kryera, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rastet e reja janë konfirmuar nga raporti i nxjerrur për 24 orët e fundit.

Në Tiranë janë 16 raste të reja, katër në Sarandë, dy në Kamzë dhe nga një rast në Malësi të Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnjë, Vlorë e Gjirokastër.

Ndërsa raste aktive në gjithë territorin e Shqipërisë janë 334. Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Sa i përket 24 orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë./SHQIP.com

/Shqip.com