Sport Shqiptar

Sistemi “VAR” nga sot edhe në futbollin shqiptar

Sistemi "VAR"

Futbolli shqiptar edhe zyrtarisht nis të shtunën me finalen e Superkupës së Shqipërisë midis Teutës dhe Vllaznisë, e cila luhet në stadiumin “Elbasan Arena” me fillim nga ora 19:00.

Në këtë ndeshje për herë të parë në Shqipëri do të përdoret edhe sistemi “VAR”, e cila është edhe risia më e madhe e Federatës Shqiptare të futbollit në edicionin e ri.

Në plotë 180 ndeshje të Kategorisë Superiore për edicionin 2021/22 do të luhen me sistemin “VAR”, ndërkohë do të përdoren edhe në Kupën e Shqipërisë, duke filluar nga faza çerekfinale e deri në finale.

Prej disa javësh, FSHF ka organizuar procesin e implementimit të video-asistencës përmes testimeve në disa ndeshje miqësore dhe trajnimet e fundit për të filluar aplikimin e tij nga sot.

Procesi ka qenë i ndarë në tri faza, ku janë zhvilluar seminarët teorikë me arbitrat të cilëve iu prezantua ky sistem.

Seminarët janë udhëhequr nga Aleksandër Papin, përfaqësues i kompanisë “EVS” dhe Mike van der Roest, udhëheqës i projektit “VAR” në FIFA./Shqip.com