Lajme

Sirenat e alarmit dëgjohen në gjithë territorin ukrainas

Alarmet për sulme ajrore janë dëgjuar në të gjitha rajonet e Ukrainës, duke njoftuar qytetarët ukrainas se një valë tjetër bombardimesh ruse mund të jetë pranë.

Ditën e djeshme kryeqyteti ukrainas i Kievit përjetoi një ditë me sulme të shumta, ku mbi 70 raketa u lëshuan në qytet, duke ndërprerë furnizimet me energji dhe ujë, raportojnë mediat e huaja.

Sulme me raketa u regjistruan gjithashtu edhe në disa qytete në Ukrainën qendrore dhe lindore, ku u vranë një numër njerëzish, ndërsa këtë mëngjes ka pasur raportime për shpërthime në Odesa.

/Shqip.com