Lajme

Sipas Tahirit, Asociacioni është pranuar pa njohje de-jure

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në kuadër të dialogut me Serbinë, ku po kërkohet që Kosova ta themelojë Asociacionin në këmbim të njohjes de-facto.

Tahiri thotë se trajta nënshtruese e Kosovës po shkon nga të qenit e sulmuar, e ndëshkuar, dhe në fund në pranim të Asociacionit pa e kërkuar njohjen de-jure nga Serbia.

“Paradigma nënshtruese e Kosovës: 1. të sulmuar; 2. të ndëshkuar; 3. pranimi i asociacionit pa kushtëzuar njohjen de jure nga Serbia”, ka shkruar Tahiri.

/Shqip.com