Lajme

Sipas aktakuzës, nipi dhe kunata e dërguan 67-vjeçaren që të qëndroj në qilar

Lidhur me vdekjen e dyshimtë të 67-vjeçares në Dragash është ngritur aktakuzë ndaj kunatës dhe nipit të saj.

Sipas aktakuzës të siguruara nga Betimi për Drejtësi, viktimës iu ishte shkaktuar dhunë psikologjike ndaj dy të akuzuarve të cilët thuhet se e kanë nxjerrë nga shtëpia për të qëndruar në qilar.

“Sipas aktakuzës së siguruar nga Betimi për Drejtësi, e cila rezulton të jetë ngritur më 21 dhjetor 2022, thuhet se më 8 nëntor 2922, në fshatin Kuk, Komuna e Dragashit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, të pandehurit N.A dhe J.A., në bashkëveprim me njëri-tjetrin, kryejnë dhunë psiqike, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare- të dëmtuarës/kunatës dhe hallës S.D”, shkruan Betimi për Drejtësi.

Me këto veprime, N.A dhe J.A., ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Sipas informatave të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, Policia e Kosovës kishte pranuar njoftimin nga Qendra për Punë Sociale në Dragash, Organi i Kujdestarisë pranë këtij institucioni kishte konstatuar se e dëmtuara S.D nuk kishte shenja të dhunës në trup, përveç papastërtisë në zonën e kërthizës.

Organi i Kujdestarisë ka thënë se kishte ndërmarrë veprime për kujdes dhe shërim ndaj të njëjtës.

/Shqip.com