Sinonimi i golit

Nga Shqipëria në ishull – po e ndjek goli. Nuk po i ik dot. Tashmë po bëhet sinonim i tij.
Një tjetër natë magjike, kundërshtari ishte i ri, por magjistari i “vjetër”. Armando Broja.
Sulmuesi shqiptar e tundi rrjetën sonte edhe një herë – në kuadër të “FC CUP”.
Shtatëgjati u inkuadrua në pjesën e dytë – kundër West Ham United – teksa golin e gjeti në minutat shtesë.
Pas një momenti – plot klas në zonën e kundërshtarëve, me ftohtësi e dërgoi topin në rrjetë.
Festa shpërtheu në “Saint Mary’s Stadium”
Teksa, takimi përfundoi me rezultat 3-1 dhe Southamptoni e siguroi biletën për në çerekfinale të “FA CUP”.
Në përgjithësi, Broja ka shënuar dy gola në këtë kompeticion, kurse në Premierligë ka shënuar gjashtë herë.
Për shkak të kësaj forme të lartë – ofertat nuk po i mungojnë, por e ardhmja e 20 vjeçarit mbetet e “mjegullt”.
Ai është në pronësi të Chelseat – dhe sipas disa mediave në Angli, Thomas Tuchel e sheh Armandon si një sulmues që mund t’i ndihmojë shumë londinezëve në sezonin e ri.
Ky është viti i dytë radhazi që ai po e kalon në huazim, pasi sezonën e kaluar ishte pjesë e Vitesses.
Te klubi holandez, Armando, kishte zhvilluar 30 ndeshje, ndërsa regjistroi dhjetë gola.
Për një kohë të shkurtë Broja është bërë pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares shqiptare, ku së bashku me Myrto Uzunin po konsiderohen si shpresa e kuqezinjëve. /Shqip.com