Sindikatat e shëndetësisë mbështesin SBAShK-un në kërkesën për Ligjin e Pagave

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thotë se e mbështetë Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila të premten njoftoi se protestojë më 4 dhjetor për shkak të mosmiratimit të Ligjit për Paga.
Sipas FSShK-së, kërkesa për Ligjin e Pagave është legjitime, ndërsa kanë njoftuar se do t’i adresohen Qeverisë me kërkesë për përfshirje në hartim të këtij ligji duke kërkuar që ai të implementohet me buxhetin e vitit të ardhshëm.
“Qeveria edhe njëherë ka treguar se nuk i përfill punëtorët shëndetësor respektivisht të punësuarit në institucione publike duke ia dërguar Projektligjin për paga në sektorin publik për komente menaxhmenteve të institucioneve e jo përfaqësuesve të punëtorëve të cilët me kohë kanë reaguar për transparencë dhe bashkëpunim në hartim të këtij Projektligji”, thuhet në komunikatën për media.
Kërkesën FSShK-ja thotë se do ta bëjë pas zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit./SHQIP.com